Gani Geci reagon pas incidentit të Zemajt: Albin komunisti s’ka lënë shtëpi pa përçarë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Gani Geci ka reaguar pas incidentit të deputetit Armend Zemaj dhe një qytetari dje në sheshin e Prishtinës, ku përveç fyerjeve, u përdorë edhe forca fizike.

Geci i doli në mbështetje Zemajt, teksa e akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për mbjelljen e frymës përçarëse në vend, duke e cilësuar edhe si komunist.

“Armend Zemaj e mbrojti veten dhe dinjitetin e vet njerëzor. Vetëm sllavët ishin agresorë e paraqiteshin si viktima, ashtu si edhe disa njerëz këtu që janë mbetje patologjike turke e fundrrina të regjimeve komuniste e majtiste sllave.

Këta janë mësuar duke dëgjuar Albinin, komunistin e ri në Ballkanin e vjetër, duke fyer e sharë. Ky Albin komunisti nuk ka lënë shtëpi pa përçarë; i ka ndarë motrën me vëllanë, dajën me nipin, shokun me shokun. Tanimë edhe këtyre fundrrinave po u vjen fundi, njësoj si atyre paraardhsve të tyre të LPK sepse njerëzit nuk durojnë më të jenë të fyer e të sharë nga njerëz pakurrizorë”, ka shkruar Geci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit