Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti Gani Geci, ka publikuar dëshmitë se si LDK-ja në vitin 1997 dhe 1998 ka ndihmuar familjen Jashari financiarisht, shkruan GazetaKosova.net
Sipas dëshmisë të publikuar nga Geci, në vitin 1997 Rifat Jashari ka pranuar nga aktivistët e LDK-së, 5 mijë e 830 DM, kurse në vitin 1998, 20 mijë e 700 DM.
Më poshtë postimi i Gani Gecit:
Ja faktet me letra, qysh dhe si LDK e ka ndihmuar familjen Jashari apo Adem Jasharin:
Më datën 01.03.1997, 5 mijë e 830 DM i ka pranuar Rifat Jashari nga aktivistët e LDK-së.
Më datën 07.02.1998, 20 mijë e 700 DM i ka pranuar Rifat Jashari nga aktivistët e LDK-së.
Ma gjeni dikush një letër që LPK apo kushdo tjetër e ka ndihmuar familjen Jashari para se me u vra Adem Jashari. Prandaj, ata që gënjejnë se LDK-ja nuk e ka ndihmuar familjen Jashari, le t’i demantojnë këto fakte që po i publikoj me nënshkrime.








