Ish-deputeti i LDK-së dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Geci, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se vendi është duke shkuar në mënyrë të pashmangshme drejt zgjedhjeve të reja.
Sipas tij, zhvillimet e fundit politike dhe veprimet e kryeministrit Albin Kurti tregojnë qartë se situata është e paqëndrueshme dhe se zgjedhjet janë të afërta. Geci ka kritikuar lëvizjet politike të Kurtit, duke i cilësuar si “manovrime të lodhta” që, sipas tij, nuk kanë dhënë rezultat.
Ai ka përmendur edhe vizitat në Prekaz, duke thënë se përpjekjet për çështjen e presidentit nuk kanë pasur sukses, as me Glauk Konjufca dhe as me afrimin ndaj familjes Jashari.
Në analizën e tij, Geci parashikon që zgjedhjet mund të mbahen brenda 45 ditëve pas 28 prillit, ndërsa pas tyre pret një konfigurim të ri politik. Ai thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të propozojë një emër për presidente, duke përmendur Vjosa Osmani si kandidate të mundshme, pas harmonizimit të programeve dhe koalicioneve.
Sipas Gecit, në këtë skenar, kryetari i Kuvendit do të zgjidhet nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje që në votimin e parë, ndërsa LDK do të shtyjë përpara kandidaturën e Osmanit për presidente.
Ai nuk përjashton as mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje edhe pas atyre të ardhshme, në rast se mungon një marrëveshje e qëndrueshme politike mes partive.









