spot_img
spot_img
Thursday, March 5, 2026
spot_img
spot_img

Gani Geci: Nëse Vjosa Osmani dëshiron të kthehet në LDK, duhet të mirëpritet

Gani Geci, ish-deputet i LDK-së, ka shkruar një status në lidhje me temën e presidentit, që ka hyrë në ditën e fundit të afatit kushtetues.

Geci ka pasur një qëndrim interesant.

Ai ka vlerësuar se Vjosa Osmani, presidente aktuale, nëse e dëshiron kthimin në LDK, duhet të mirëpritet.

Postimi i plotë:

Ligjërisht, në vitin 2021, LDK-ja e bëri Vjosa Osmanin Presidente.
Ligjërisht, Vjosa Osmani në vitin 2021 e bëri Albin Kurtin Kryeministër.
Madje, Albini as nuk kishte të drejtë të kandidonte për deputet.
Pra, Vjosën Presidente e bëri LDK-ja, pikë.
Ja pse:
Po të mos kishte marrë pjesë në votim LDK-ja, Vjosa Osmani nuk do të kishte mundësi të bëhej Presidente në vitin 2021.

Në atë kohë, në vitin 2021, e vetmja deputete nga radhët e LDK-së që ka votuar pro Osmanit për Presidente ka qenë Marigona Geci.
Kur e kanë pyetur pse po voton pro, ajo ka thënë:“Me qëndrimin tonë në sallë dhe me marrjen pjesë në votim, çfarëdo votimi pro, kundër apo abstenim
Vjosa Osmani bëhet Presidente.
A keni harruar se disa nga ju këtu keni votuar pro Hashim Thaçit për President? Pse tani unë të mos votoj pro Vjosa Osmanit për Presidente?”
Marigona madje ka shkuar edhe për ta uruar për postin e Presidentes.

Tani, nëse vendi shkon në zgjedhje dhe Vjosa Osmani dëshiron të kthehet në LDK, duhet të mirëpritet.
Ndërsa kushdo nga deputetët e Listës GUXO që dëshiron të kthehet në LDK, duhet të mirëpritet si deputet i LDK-së.
Kushdo nga deputetët e GUXO që dëshiron të vazhdojë me LVV, le të vazhdojë me LVV.
Pa inate, pa presione, pa nënçmime. LDK duhet të rikthehet.

Gabimi i vetëm që ka bërë Vjosa Osmani kto 5 vjetë ka qenë dalja kundër vetvetes si Presidente e vendit, duke marrë pjesë në protesta.
Kjo i ka kushtuar dhe mund t’i kushtojë edhe në të ardhmen.
Edhe sot, LDK është e gatshme ta bëjë përsëri Vjosën Osmanin Presidente, por nuk ka të gjitha votat çfarë të bëjë?
LDK-ja nuk linçon asnjë deputet nëse mendon ndryshe LDK nuk ka as lider shperteror as lider Suprem.
Nga ana jonë, nuk kemi pasur asnjë përfitim personal apo familjar nga Vjosa Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit