spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Gani Geci: Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, familjen Geci do ta përfaqësojë vëllai ynë, Fadil Geci


Gani Geci përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se familjen Geci në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që priten të mbahen së shpejti, do ta përfaqësojë vëllai i tyre Fadil Geci.

Ai ka thënë se ky vendim ka ardh pas konsultimeve familjare dhe pas bisedimeve me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe me kryesinë e ngushtë të LDK-së.

Po ashtu ka njoftuar se dega e LDK-së në Skenderaj do të riorganizohet nga Fadil Geci me të gjitha strukturat e saj.

Postimi i plotë:

Të dashur miq dhe simpatizantë të LDK-së dhe të Presidentit Rugova,
Pas konsultimeve të brendshme familjare dhe pas bisedimeve me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, si dhe me kryesinë e ngushtë të LDK-së, ju njoftojmë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen së shpejti, familjen Geci do ta përfaqësojë vëllai ynë, z. Fadil Geci, ish-deputet i LDK-së gjatë periudhës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në dy mandate nga viti 2001 deri në vitin 2007.

Gjithashtu, dega e LDK-së në Skenderaj do të riorganizohet nga z. Fadil Geci në të gjitha strukturat.
Vazhdojmë vetëm me LDK-në.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit