spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

“Gabim trashanik për LDK-në” – Besian Mustafa kritikon votimin e Hashim Thaçit për president

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë një paraqitjeje ka deklaruar se votimi i Hashim Thaçit për president nga LDK-ja ka qenë, sipas tij, një gabim i madh.


“Ajo që ka rezultuar me Hashim Thaçin ka qenë gabim trashanik për LDK-në kur e ka votuar dhe ky është mendim personal i imi që ka qenë gabim atëherë dhe LDK duhet me qenë e vetëdijshme për të gjitha veprimet”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se në procesin e zgjedhjes së presidentit, elementi kyç është arritja e një konsensusi të gjerë ndërmjet partive politike.


“Ajo që është e rëndësishme për me zgjedh një president është me pas konsensus mes partive politike”, ka deklaruar ai.

Mustafa ka shtuar se qëndrimi në sallë apo votimi kundër, në rastin e zgjedhjes së presidentit, prodhon të njëjtin efekt.

“Pra, e krijon kuorumin, votove a s’votove e krijon kuorumin, rezultati është i njëjtë, zgjidhet ose nuk zgjidhet presidenti”, ka thënë ai.


Në fund, Mustafa ka theksuar se konsensusi ndërpartiak është i domosdoshëm edhe në rast se kryeministri Albin Kurti synon rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente, duke nënvizuar se një proces i tillë kërkon marrëveshje me partitë e tjera politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit