Ish-banori i “BBVA”, G-Bani, ka bërë një reagim në llogarinë e tij në Instagram.
Përmes një shkrimi ai “zbuloi” se kush do jetë fitues.
“Selin e nxjerrin fituese, Brikena në vend të dytë, Miri në vend të tretë dhe Rogerti në vendin e katërt”, shkroi ai.
Në fund theksoi se çmimin sivjet do e marrë një femër e fortë.
Postimi i plotë më poshtë:
“Selin e nxjerrin fituese
Brikena në vend të dytë
Miri në vend të tretë
Rogert në vend të katërt
Mundësi gabimi në mes vendit të dytë dhe të tretë.
Çmimin sivjet do e marrë një femër e fortë, që të përcjellë mesazhin që BB i përkrah vajzat dhe gratë se pa to nuk ka audiencë dhe as mesazh. Plus që është dhe çështje identiteti të produksionit. Por duhet të jetë dhe sa më e re në moshë që të ketë tregun e adoleshentëve dhe fëmijëve të cilët janë ata që tani më shpallin fitues.”










