Futbollistja braziliane Kathellen Sousa ka bërë të ditur se është konvertuar në fenë islame.
Ajo nëpërmjet një videoje ka njoftuar se këtë vendim e ka marrë pas dy vitesh punë në Arabinë Saudite.
28-vjeçarja ndau lajmin nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram ku u shfaq duke e festuar këtë vendim të saj.
Në mesazhin e saj ajo shkroi: Hapa të vegjël, duke gjetur rrugën e duhur, duke kërkuar ndryshime, duke vlerësuar dhuratën e jetës.











