Futbollisti Kerem Akturkoglu është duke festuar kualifikimin e Turqisë në Kampionatin Botëror, por befasi është se ai mundohet të bëjë filma për atë që ka përjetuar sidomos kur ishte në gjumë në njërën nga dhomat e hotelit në Prishtinë.
Autori i golit ka folur për mediumin turk “Fanatik” duke thënë se ata hodhën diçka si bombë direkt në dhomë’!
“Më lejoni t’ju tregoj çfarë ndodhi…
Isha në gjumë.
Rreth orës 00:30-01:00 të mesnatës, fillimisht fishekzjarrë, pastaj diçka si bombë erdhi drejt e në dhomën tonë.
Jo lart, por brenda. Por ne do të bëjmë atë që është e nevojshme në fushë.
Sidomos nëse i zemëroni turqit si ne, ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë!”, kështu ka thënë futbollisti turk.









