Përfaqësuesi i Kosoës, Emir Sahiti, i cili luan për klubin izraelit, Maccabi Tel-Aviv, ka folur lidhur me situatën atje.
Sulmet e ndërsjella Iran-Izrael e kanë zënë edhe Sahitin atje, i cili ka folur se si i kanë kaluar këto dy ditë atje.
“Diçka shumë rrezik nuk ka pasë, por ka pasë normal raketa që në ajër kanë shpërthy, nuk kanë shpërthy poshtë në qytet”.
“Qetash klubi e ka vendosë për lojtarët që janë të jashtit me shku për Egjipt, e prej Egjiptit me shku në Athinë të Greqisë”.
“Normal jemi të shqetësum, e kam grun e fëmijën një vit e gjysmë. Është hera e parë që jemi një vend të huaj, në Izrael”, ka deklaruar Sahiti.
Ai tha se aktualisht ndodhen në autobus rrugës për në Egjipt, dhe tregoi që ka pasur kontakte me ambasadën e Kosovës në Izrael.
“Tash për tash jemi në autobus, do Zoti me shku gjithçka mirë. I kemi pesë orë për me shku në Egjipt”.
“Nuk ka diçka 100 për qind të sigurt, është rrezik I madh, ama s’kemi çka me ba. Duhet me e ndërmarrë rrezikun”, ka thënë Sahiti për rrugëtimin nga Izraeli.
“Po, kam bisedu me ambasadën e Kosovës këtu, kom bisedu dy-tri herë me ta. Ata e kanë shiku ma të mirën për qytetarët e Kosovës qysh me dalë prej Izraelit”, ka deklaruar Sahiti.









