spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Futbolli në shok, kush ishte Diego Jota, futbollisti që vdiq tragjikisht?

Futbolli u shokua sot pasi u dha lajmi për vdekjen e yllit të Liverpoolit, Diogo Jota.

Por, kush ishte në të vërtetë futbollisti portugez, i cili kishte dhënë kontribut në sukseset e “Reds” në vitet e fundit.

Diogo Jota, 28 vjeç, ishte pjesë e Liverpoolit nga viti 2020 kur ishte transferuar nga Wolverhampton për 44,7 milionë euro.

Nga ajo kohë, me “Reds” i ka zhvilluar 182 ndeshje dhe i ka realizuar 65 gola, ndërsa i kishte bërë edhe 26 asistime.

Në këtë periudhë ai i kishte fituar tre trofe me “Të Kuqtë”: Një Premierligë (2024/25), një FA Cup (2021/22) dhe një Kupë të Ligës (2021/22).

​Përfaqësuesi portugez e kishte një eksperiencë të shkurtër edhe në Atletico Madrid.

“Los Rojiblancos” e kishin transferuar atë nga Paços Ferreira në vitin 2016 për 7 milionë euro.

Kishte shënuar në një ndeshje miqësore kundër Crotones (0:2), por nuk kishte debutuar asnjëherë në një ndeshje zyrtare.

Në të njëjtën verë ishte huazuar në Porto.

Atje e kishte treguar veten për t’u shitur më pas në vitin 2018 për 14 milionë euro në Wolverhampton, prej nga më pas kishte shkuar në Liverpool.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit