spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Funerali i Kirk bëri bashk Trump dhe Musk, zbulohet biseda sekrete mes tyre: Më ke munguar!

Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk u ribashkuan në funeralin e Charlie Kirk të dielën, disa muaj pas grindjes së tyre publike.

Themeluesi miliarder i Teslës shtrëngoi duart me Trump në hapësirën e dedikuar për ta brenda State Farm Arena në Glendale, Arizona , ndërsa më shumë se 60,000 të pranishëm i thanë lamtumirë ndikuesit konservator.

Trump dhe Musk folën për një moment të shkurtër përpara se të ndaheshin.

Ekspertja e transkriptimit të buzëve, Nicola Hickling, zbuloi se Trump e pyeti “si je?” ndërsa iu drejtua Musk për ta përshëndetur.

Musk më pas dukej sikur ngriti supet ndërsa Trump tha: Pra, Elon, kam dëgjuar që doje të flisnim.

Me kreun e UFC-së, Dana White, që iu bashkua bisedës, Trump sugjeroi: Le të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

Musk përgjigjet duke tundur kokën. Presidenti më pas i afron dorën dhe i thotë: Më ke munguar.

Musk është përfshirë në një seri sulmesh në mediat sociale që nga qershori i vitit 2025, kur la rolin e tij si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).

Biznesmeni sulmoi Trumpin për Aktin ‘One Big Beautiful Bill’, një legjislacion historik për administratën e tij të dytë. Musk paralajmëroi se kjo mund t’u kushtojë taksapaguesve miliarda dhe të rrisë borxhin qeveritar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit