spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Funerali i futbollistit të Liverpoolit, të afërm, miq dhe shokët e ekipit i japin lamtumirën e fundit Diogo Jotës (Video)

Skena me emocione të thella dhe zi kombëtare po zhvillohen në Portugali, ku të afërm, miq, futbollistë dhe mijëra qytetarë po i japin lamtumirën Diogo Jotës dhe vëllait të tij André, të cilët humbën jetën në orët e para të së enjtes (03.07.2025) në një aksident të tmerrshëm me makinë në Spanjën Veriore.

Shërbimi mortor për dy vëllezërit po mbahet në Gondomar, pak jashtë Portos, vendit të tyre të origjinës. Që nga mëngjesi i hershëm, mijëra njerëz kanë ardhur për një pelegrinazh joformal popullor, duke ndezur qirinj dhe duke lënë lule në kujtim të tyre.

Rute Cardoso, gruaja e Jotës, u shfaq e shkatërruar jashtë Kapelës së Ngjalljes, pak metra larg kishës Igreja Matriz de Gondomar, ku po mbahet funerali privat.

Rute, me të cilën Jota u martua vetëm më 22 qershor, pasi kishte tashmë tre fëmijë së bashku, përqafoi të afërmit dhe miqtë me emocion, ndërsa disa të pranishëm mbanin lule dhe shalle kombëtare të Portugalisë, duke i bërë homazh të ndjerës.

https://twitter.com/i/status/1941424411720155205

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit