Një fundvit i rëndë ishte për disa familje në Kosovë.
Mëngjesin e së martës një aksident trafiku i mori jetën një këmbësori në Bresje të Fushë-Kosovës.
Nga goditja prej një veturë në lëvizje personi humbi jetën.
E një ngjarje tjetër e rëndë u raportua në Prizren.
Një foshnje rreth 1 vjeç vdiq si shkak i zjarrit që kaploi shtëpinë e familjes. Nëna bashkë me tre fëmijët e tjerë shpëtuan të gjallë, kurse foshnja humbi jetën sipas hetimeve të para nga tymi i krijuar pas zjarrit.
Ngjarjet e rënda në Kosovë në ditët e fundit nuk përfunduan me kaq.
Pasditen e djeshme një rast i rëndë u raportua në Pejë, ku dy të rinj vdiqën në një villë.
Bëhet fjalë për një femër rreth 29 vjeçare dhe një mashkull rreth 23 vjeç.
Të njëjtit u gjetën pa shenja jete brenda kësaj ville, derisa nga hetimet e kryera deri tani nuk dihet se si rodhi ky rast.
Policia dhe Prokuroria janë duke vazhduar hetimet në këtë rast derisa deri më tani vdekja mbetet enigmatike.








