spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Fundosja e 650 migrantëve, Greqia dyshohet se shkaktoi një prej tragjedive më të mëdha detare

Gjykata e marinës greke ka akuzuar 17 roja bregdetare në lidhje me një prej tragjedive më të mëdha në histori të Detit Mesdhe.

Deri në 650 persona dyshohet se kanë vdekur kur anija e tejngarkuar Adriana u fundos afër brigjeve të Pylos më 14 qershor të vitit 2023.

Të mbijetuarit më vonë kanë dëshmuar se rojat bregdetare kanë shkaktuar fundosjen e anijes kur janë përpjekur ta lidhin atë dhe pastaj kanë heshtur dëshmitarët.

Autoritetet greke gjithmonë kanë mohuar akuzat kundër tyre.

Gjykata ka akuzuar 17 anëtarë të Rojave Bregdetare Helenike.

Bashkë me kapitenin e anijes së rojave bregdetare, 17 personat janë akuzuar për vdekjen e të paktën 82 personave.

Ky numër është bazuar në trupat që janë nxjerrë nga deti, ndërkaq, besohet se 500 të tjerë janë fundosur, përfshirë gra e fëmijë që ishin poshtë kuvertës.

Tragjedia ka ndodhur në ujërat ndërkombëtare, por brenda zonës së shpëtimit nga Greqia.

Roja bregdetare e Greqisë e ka monitoruar anijen Adriana për 15 orë para se të fundosej.

Ishte nisur nga Libia drejt Italisë me 750 persona në bord. Vetëm 104 prej tyre dihet se kanë mbijetuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit