Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pas ftesës që kryeministri Albin Kurti u bëri partive opozitare për një takim gjatë ditës së sotme, duke e cilësuar atë si një manovër politike pa sinqeritet.
Përmes një reagimi në Facebook, Kica Xhelili ka theksuar se kjo ftesë nuk ishte e qëllimshme për arritjen e ndonjë marrëveshjeje të mirëfilltë, por një tentim për të shtyrë përpara agjendën e Vetëvendosjes në mënyrë të njëanshme.
“Sikurse e kuptuat, ftesa kishte qenë lojë, pjesë e së cilës nuk bëhemi,” ka shkruar ajo.
Deputetja ka akuzuar partinë në pushtet për veprime jashtë kornizës kushtetuese dhe përpjekje për të manipuluar procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Meqë numrat nuk i kanë, deshën që arbitrarisht dhe me metoda anti-kushtetuese t’a bëjnë votimin e fshehtë, me gjasë që të hyjnë më pas në pazare poaq të fshehta,” ka shtuar ajo.






