spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

FSK stërvitet me ushtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR’it

Ushtarë të FSK-së kanë kryer një stërvitje me ushtarët amerikanë dhe gjermanë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR në një operacioni ushtarak që përdoret për transportime nga një vend në një tjetër përmes ajrit.

“Aviatorët e ushtrisë amerikane dhe ushtarët e ushtrisë gjermane të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, u bashkuan për të realizuar trajnime të ndryshme si ‘hot and cold load training’ dhe familjarizimin me helikopterin UH-60M Blackhawk”, ka njoftuar KFOR.

‘Hot and cold load training’ është një lloj trajnimi për ngarkimin dhe shkarkimin e furnizimeve dhe trupave nga helikopterët, duke përdorur dy metoda të ndryshme: kur helikopteri është i ndezur dhe ngarkimi bëhet me helikopterin në ajër ose në tokë por të ndezur, si dhe kur helikopteri është i fikur.

KFOR tha se trajnimi lejon njësitë tokësore dhe ekuipazhet e fluturimit të kuptojnë më mirë nevojat dhe aftësitë e misionit të njëri-tjetrit, tha KFOR.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit