spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

FSK shënon përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me udhëheqësit më të lartë shtetërorë, mori pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Kjo ceremoni shënoi fillimin e aktiviteteve festive me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, një ditë krenarie, sakrifice dhe përkushtimi për liri dhe shtetndërtim. Me këtë rast, Komandanti i FSK-së Gjeneral Jashari, uroi të gjithë ushtarakët e FSK-së dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e unitetit, profesionalizmit dhe përkushtimit në shërbim të atdheut”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit