FSK në Gaza, Maqedonci: Një moment kthese për Kosovën, tregon besimin e partnerëve tanë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tani në detyrë, e paraqet misionin e FSK-së në Gaza si një moment kthese për shtetin e Kosovës.

Sipas Maqedoncidt, ky mision tregon edhe besimin që partnerët e Kosovës kanë në kapacitetet ushtarake.

“Është hera e parë që Kosova është pjesë e një misioni të mandatuar nga OKB-ja. Kjo tregon edhe besimin që kanë partnerët tanë në kapacitetet tona ushtarake, për të ofruar mbështetje në një zonë me ndjeshmëri të lartë, siç është Lindja e Mesme”, thotë Maqedonci për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Maqedonci shpjegon se që nga fundi i vitit të kaluar, Kosova ka qenë pjesë e përgatitjeve për krijimin e një force ndërkombëtare stabilizuese, në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara. Madje, një oficer amerikan ndërlidhës është i përfshirë drejtpërdrejt edhe në FSK.

“Pra, shkuarja e ekipit tonë në Gazë është në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e në veçanti me komandën e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, e cila do ta drejtojë gjithë operacionin në Lindjen e Mesme”, thekson ministri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit