spot_img
Thursday, December 11, 2025
spot_img

Franjo Tuxhman ia mbylli telefonin ish kryetrajnerit të Prishtinës! Kjo ishte arsyeja

Ekipi kombëtar kroat i futbollit arriti sukses të madh në vitin 1998, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Ekipi, i udhëhequr nga futbollistët Zvonimir Boban, Davor Shuker dhe shumë yje të tjerë të futbollit evropian (pjesë e kombëtares kroate ishte edhe legjenda e futbollit e Kosovës, Ardian Kozniku) befasuan të gjithë me paraqitje fantastike.

Ndoshta asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur nëse Franjo Tuxhman (presidenti i Kroacisë në atë kohë) do të kishte arritur të ndërhynte në përbërjen e ekipit të Mirosllav Çiro Blazheviq.

Në fakt, Bllazhevqi ka qenë edhe kryetrajner Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrrit në pranverën e vitit 1985.

Siç thoshte legjendari Çiro Bllazheviq, presidenti kroat Franjo Tuxhman kishte idenë për të dërguar Igor Cvitanoviqin në Kupën e Botës në Francë, edhe pse ishte në marrëdhënie të këqija me trajnerin.

Blazheviq nuk donte ta merrte Cvitanoviqin, dhe në fund doli të ishte një vendim i mirë, sepse ekipi kombëtar funksionoi në mënyrë perfekte pa të.

“Tuxhman kishte një dobësi për Ladiqin dhe Cvitanoviqin, udhëheqësit kryesorë të Kroacisë së atëhershme.

Dhe Cvitanoviq, sapo e largova nga përgatitjet në Poreç, shkoi të ankohej te presidenti.

Kryeredaktori i ndjerë i ‘Sportske Novosti’, Darko Tironi, më siguroi se në atë situatë Tuxhman do të më kthente shpinën, ndërsa gazetari i ‘Novi list’, Orlando Riveti, më siguroi: ‘Je i mbaruar nëse nuk e përjashton!’

Pastaj Tuxhmani më telefonoi dhe më tha: ‘Je shumë i zgjuar për të mos e kuptuar se nuk mund të bësh pa Cvitanoviqin.

Bokshiç është i lënduar, dhe kush mund të luajë përkrah Shukerit nëse jo Cvitanoviqi?’.

Kësaj iu përgjigja: ‘President, gjithmonë do të jetë siç thua ti, por tani duhet të zgjedhësh midis Cvitanoviqit dhe autoritetit tim’.

Në atë moment ai ma mbylli telefonin”, kishte deklaruar Mirosllav Bllazheviq.


Duhet kujtuar se Bllazheviqi para viteve ka ndërruar jetë.

Trajneri legjendar e fitoi atë “luftë” dhe me vendimin e tij Igor Cvitanoviq u përjashtua nga ekipi kombëtar gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës 1998 në Francë.

Kroacia luajti në Kupën e Botës 1998 pa të lënduarin Alen Bokshiqin, por edhe në rrethana të tilla ata arritën një rezultat të pabesueshëm.

Përveç Davor Shukerit, i cili ishte një lojtar standard në sulm, luajtën mesfushorët Mario Staniq dhe Zvonimir Boban, si dhe sulmuesi Goran Vlaoviq, një tjetër nga të preferuarit e Tuxhmanit. Blazheviq kishte në dispozicion dy sulmues të tjerë, Petar Krpan dhe Ardian Koznikun.

Kroacia u kthye nga Franca me medalje të bronztë, dhe Mirosllav Blazheviq u bë një hero kombëtar.

Një faktor tjetër i rëndësishëm në suksesin e tyre të madh ishte se Bllazheviqi dinte si t’i refuzonte sugjerimet e Franjo Tuxhmanit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit