Fotoja e parë, Nezir Mehmetaj në Kosovë

Nezir Mehmetaj pas 5 vitesh më në fund u lirua nga burgu i Serbisë.

U raportua më herët se Mehmetaj është duke udhëtuar drejt shtëpisë, pas më shumë se 5 vitesh prej kur u ndalua nga policia serbe, me akuzat se kishte kryer krime lufte.

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, në një postim në facebook ka ndarë një foto të Mehmetaj së bashku me avokatin e tij.

“Nezir Mehmetaj, i burgosur në Serbi, sot është kthyer në Kosovë! Së bashku me mikun tim, avokatin Shkëlzen Metaj duke u kthyer në shtëpi”, ka shkruar Bajqinovci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit