spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Fotografia po çmend botën, lojtari pa të brendshme

Për t’u përballur me Lorenzo Luccan, sulmuesin gjigant 201 centimetra, duhet vërtet një fizik prej kampioni.

Këtë e di shumë mirë mbrojtësi i Cagliarit, Yerry Mina, edhe ai jo pak i gjatë me 195 cm, i cili dje përfundoi protagonist i një episodi mjaft komik.

Gjatë një dyluftimi në fushë, ish-lojtari i Udineses u rrëzua në tokë dhe, duke u përpjekur të ndalte Luccan, u kap pas kolumbianit.

Pamjet treguan Minën krejtësisht të zhveshur nga mesi e poshtë, duke shkaktuar një valë të madhe humori në stadium dhe në rrjetet sociale.

Momenti viral nuk mbeti vetëm në Itali: mediat dhe tifozët në mbarë Evropën e shpërndanë pamjen, duke e kthyer incidentin në një nga episodet më të komentuara të javës në futbollin italian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit