Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotoalbumin e ditëve në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë që u mbajt atje.
Pos shumë personaliteteve të njohura ndërkombëtare që kreu i qeverisë shqiptare ka takuar atje, bën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilët po ashtu kanë marrë pjesë në të njëjtën ngjarje.








