Irani ka vendosur të reagojë pas sulmit të SHBA në sistemet e saj bërthamore. Garda Revolucionare e Iranit lëshoi raketa në bazat amerikane në Katar dhe Irak.
Në një reagim Garda tha se mesazhi i Iranit për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është “i qartë dhe eksplicit”.
“[Irani] nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm ndaj integritetit të tij territorial, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare në asnjë rrethanë“, thotë Garda Revolucionare e Iranit në një deklaratë.

Ndërkohë janë publikuar dhe pamjet, kur sistemet antiraketore ndalojnë raketat. Vetë Katari ka thënë se nuk ka të dhëna për viktima.
Burime të larta diplomatike në rajon më kanë thënë se Irani ka shënjestruar bazën ajrore më të madhe të Amerikës në Lindjen e Mesme – al Udeid në Katar.
Por ka raportime se SHBA-të dhe vendet e Gjirit në rajon kanë pasur disa njohuri paraprake përpara se Irani të niste raketat e tij.

Kjo është një situatë shumë e rrezikshme dhe e paparashikueshme në të gjithë rajonin.
Por, nëse Irani u ka dhënë paralajmërime paraprake SHBA-së dhe aleatëve të saj të Gjirit, kjo mund të ofrojë një mundësi për të çtensionuar krizën, varësisht nga mënyra se si Presidenti Trump dhe zyrtarët e tij të mbrojtjes do të zgjedhin të reagojnë tani.






