spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

FOTO/ Mësueset italiane me profile në OnlyFans, alarmohet Ministria e Arsimit  

Gjithnjë e më shumë mësuese italiane po i bashkohen platformës OnlyFans, ku publikohen përmbajtje për të rritur me pagesë.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit në Itali po punon për hartimin e një kodi etik zyrtar për të gjithë personelin shkollor.

Kjo rregullore do të jetë në përputhje me Kodin e Sjelljes për punonjësit publikë, sipas të cilit ata duhet të shmangin deklarata, imazhe apo komente që mund të dëmtojnë imazhin e administratës.

Rasti i Elena Maragës, një mësuese e një kopshti parashkollor në Trevizo, ka rikthyer në vëmendje këtë çështje.

Maraga, 29 vjeç, është gjithashtu një bodybuilder dhe ka një profil aktiv në OnlyFans.

Federata Italiane e Shkollave Parashkollore (FISM) e Trevizos ka nisur hartimin e një kodi etik që do të rregullojë sjelljen e mësuesve në rrjetet sociale. Ky dokument do të hidhet në votim më 30 prill.

Simonetta Rubinato, presidente e FISM Trevizo, theksoi se “mirësjellja dhe ruajtja e privatësisë duhet të jenë pjesë e identitetit të çdo mësuesi”.

Ajo theksoi se ky është një diskutim delikat, i cili po trajtohet me kujdes për të mbrojtur si fëmijët, ashtu edhe vetë mësuesit.

Mësueset italiane me profile në OnlyFans, alarmohet Ministria e

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit