spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

FOTO HISTORIKE/ Shote Galica, heroizmi, simboli dhe frymëzimi i qëndresës sonë kombëtare

Më 3 korrik 1927, vdiq në Fushë-Krujë, Shote Galica, Heroina e Popullit e cila 12 vjet, luftoi me armë për lirinë e Kosovës. Pas vdekjes së Azemit, ajo zuri vendin e tij

Qerime Radisheva, e njohur si Shote Galica, simbol i qëndresës është një nga figurat më të ndritura të rezistencës së shqiptarëve kundër pushtimit serb në Kosovë.

E lindur në fshatin Radishevë të Drenicës, si e vetmja vajzë mes gjashtë vëllezërve, Shota që në rini iu përkushtua luftës për liri. Në vitin 1915 u martua me Azem Galicën, me të cilin ndau jo vetëm jetën, por edhe armën dhe idealin.

Në vitin 1916, në moshën 29 vjeç, u vesh burrërisht dhe u rreshtua në radhët e luftëtarëve të Çetës së Drenicës, së bashku me bashkëshortin e saj, Azem Galicën.

Ajo mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit më 1919 dhe në betejat e Junikut gjatë viteve 1921–1923. Pas rënies së Azemit në vitin 1925, Shota mori drejtimin e çetës dhe vazhdoi qëndresën përkrah Bajram Currit në zonat e Hasit dhe Lumës.

Një nga aktet e saj më të guximshme ishte kapja e një komandanti serb bashkë me disa ushtarë në Çikatovë – dëshmi e vendosmërisë dhe trimërisë së saj të jashtëzakonshme.

E ndjekur dhe e lodhur nga lufta, ajo u tërhoq në Shqipëri ku kaloi muajt e fundit të jetës në Fushë-Krujë, në kushte të rënda varfërie. Ajo u shua në moshë të re, vetëm 31 vjeç, e harruar nga autoritetet e kohës, por jo nga kujtesa kombëtare.

Korriku është muaji që na kujton figurën e saj të paharruar – Shote Galicën, simbolin e gruas luftëtare dhe të qëndresës shqiptare.

22 persona nga familja e saj dhanë jetën për liri dhe pavarësi. Si të mos mjaftonte mungesa e respektit nga autoritetet e kohës për ta përkrahur sa ishte gjallë, pas çlirimit, asaj iu dha titulli i lartë “Heroina e Popullit” dhe iu ngrit një varr monumental, i cili me vonë fatkeqesisht u përdhos dhe dëmtua nga vandalët. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit