spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Foto e Kurtit me Demaçin, Mehmetaj: Është shkrepur kur po negociohej lirimi i inspektorit serb Zoran Zbiliq

Ridvan Slivova ka publikuar një shkrepje të rrallë në të cilën shihet Albin Kurti bashkë me Adem Demaçin dhe disa ushtarë të UÇK-së.

Kurti aty shihet duke hipur në një veturë, derisa Demaçi shihet krah tij.

Për shkrepjen ka reaguar Lirim Mehmetaj, pasi e njëjta u shpërnda edhe nga Lëvizja Vetëvendosje me mbishkrimin: “Përgjithmonë UÇK”.

“Fotografia e Albin Kurtit qe e ka publikuar sot Vetëvendosja është shkrepur me 24 nëntor 1998, ditën kur me UÇK-ne po negociohej lirimi i inspektorit serb Zoran Zbiliq”, ka shkruar Mehmetaj.

Postimi i plotë i Lirim Mehmetajt pa ndërhyrje:

S’iu lejoj ta shtremberoni historine

Fotografia e Albin Kurtit qe e ka publikuar sot Vetevendosja eshte shkrepur me 24 nentor 1998, diten kur me UÇK-ne po negociohej lirimi i inspektorit serb Zoran Zbiliç.

Ai ishte arrestuar nga UÇK-ja. Demaçi, me sekretarin e tij, Albin Kurtin dhe me OSBE-ne shkuan ta lirojne Zbiliçin.

UÇK pranoi si shenje e vullnetit te mire, me kushtin qe te liroheshin me pas edhe disa te burgosur shqiptare.

“Negociatat me UÇK-ne ishin te veshtira”, pati deklaruar me pas Demaçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit