spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

FOTO +18/ Suzana Tahiri përfundon në spital pas dhunës nga babai: Në këtë gjendje më solli një kafshë, nëse lirohet ai – jam e vdekur

Suzana Tahiri nga fshati Pantinë ka reaguar në rrjetet sociale, duke treguar se është dhunuar fizikisht nga babai i saj. Sipas saj, ai e ka goditur në kokë me një mjet të ftohtë, duke e lënë të lënduar rëndë, shkruan GazetaKosova.net

“Për herë të parë në jetën time, dikush ka ushtruar dhunë fizike mbi trupin tim. Në këtë gjendje më solli babai im. Më kanë ofruar ndihmë bashkëfshatarët e Pantinës, si dhe Policia e Emergjenca. Kërkoj dënim maksimal për të,” ka shkruar ajo.

Tahiri ka treguar se i frikësohet lirimit të të dyshuarit dhe ka kërkuar ndihmë financiare për t’u larguar nga vendbanimi i saj. “Nëse lirohet, unë jam e vdekur. Nuk kam jetuar në luftë, por tmerrin dhe dhunën e kemi përjetuar nga ky ish-polic i kohës së Jugosllavisë,” ka shtuar ajo.

Ajo ka apeluar te organet e drejtësisë që të marrin masa ndëshkuese dhe ka kërkuar nga njerëzit me mundësi që të mos e lënë në këtë gjendje, por ta ndihmojnë të paktën për disa muaj me një banesë ku mund të strehohet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit