spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Foshnja e sapolindur që u gjet në deponi, rezulton pa shenja jete – në vend ngjarjeje IML, hetimet dhe forenzika

Burime nga vendi i ngjarjes konfirmojnë se njësia e emergjencës, pas mbërritjes në lokacion, ka konstatuar se foshnja e sapolindur, e gjetur e braktisur në një qese të zezë në zonën e deponisë në rrugën “Butofci”, Matiqan, ishte pa shenja jete.

Aktualisht, në vendin e ngjarjes po qëndrojnë njësia e hetimeve, krim-teknika dhe njësia mbështetëse. Ndërkohë, në lokacion kanë arritur edhe ekspertët e forenzikës, si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, që pritet të ndërmarrë procedurat për ekzaminimin e trupit të pajetë të foshnjës.

Rrethanat e rastit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur identitetin e nënës dhe motivet që mund të kenë çuar në këtë akt të rëndë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit