spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Fol Dragan Xhajiq, po të vijnë shqiptarët në konak 

Po vjen data 11 tetor!

Po vjen ndeshja si finale mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Një finale për vend të dytë në kuadër të Grupit K të Kampionatit Botëror në futboll.

Dragan Xhajiqi, kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë, dot nuk e thotë një fjalë për shqiptarët para kësaj ndeshje që do të luhet me 11 tetor (20.45) në stadiumin në Leskovc!

Heshtja e tij është e çuditshme!

Askush nuk e di ku e ka hallin Xhajiqi!

Dot nuk e tha një fjalë as për mikpritjen dhe organizimin shembullor në Tiranë të ndeshjes Serbi – Shqipëri!

Përderisa Dragan Stojkoviqi – selektor i Serbisë, lavdëroi shqiptarët, Dragan Xhajiqi nuk e tha dot një fjalë deri me tash!

Fol Dragan Xhajiq, po të vijnë shqiptarët në konak!

Asnjë fjalë deri me tash! Këndej së bashku me Federatën e Futbollit Shqiptar do të organizoni Kampionatin Evropian U21 në vitin 2027!

Fol Dragan Xhajiq, thuaje një fjalë të mirë për shqiptarët!

Mos hesht!

Dil Dragan e distancohu nga provokimet e serbëve ndaj Kosovës!

Asnjë fjalë deri me tash! Asnjëherë nuk u distancove nga gjuha dhe provokimet e bandave serbe dhe politika e Kuzhinës së Beogradit kundër Kosovës!

Ku e ke hallin Dragan Xhajiq, që nuk flet ende për këtë ndeshje!

Përse nuk distancohesh nga politika e kuzhinës së Beogradit?

Përse nuk kërkon hapur që në stadiumin në Leskovc as një shkronjë provokuese ndaj shtetit të Kosovë!

Fol Dragan, nëse guxon nga politika ditore e kuzhinës së Beogradit!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit