Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka falënderuar ekipin pas arritjes historike, ku Kosova mposhti Sllovakinë 4:3 në Bratislavë të enjten në gjysmëfinalen e plejofit për Botërorin 2026.
Foda tha se sonte do të ketë festë, ndërsa nga nesër nis përgatitja për finalen e të martës kundër Turqisë.
“Duhet të falënderojmë ekipin. Bëri lojë të mirë, ndonëse ishim dy herë prapa. Ndeshje e shkëlqyer e dy ekipeve të mira. Kosova mund të jetë krenare për ekipin. Sonte festojmë dhe nesër fillojmë përgatitjet për ndeshjen me Turqinë”, deklaroi Foda.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kujdesit në mbrojtje për ndeshjen finale:
“Kemi luajtur futboll atraktiv. Jam krenar që shënuam katër gola sonte. Kemi pasur edhe posedimin e topit, por në të njëjtën kohë duhet të kemi parasysh që kemi pranuar tre gola. Duhet ta shohim në ndeshjet e radhës si të reagojmë, pasi nuk do të jetë e lehtë të fitojmë, nëse pësojmë gola të lehtë”, tha Foda në konferencë për media.









