Florian Dushi mbeti jashtë listës së LDK-së: Kam qenë besnik i Rugovës, ndoshta kjo iu ka penguar

Nënkryetari i Prishtinë dhe kryetar i degës së dytë të Lidhjes Demokratike e Kosovës në kryeqytet, Florian Dushi, ka mbetur jashtë listës për deputet.

“Kam mbetur palëkundur dhe besnik rrugës së Presidentit Ibrahim Rugova dhe frymës së bashkëthemeluesve të LDK-së. Ndoshta pikërisht ky qëndrim iu ka penguar rrugën disa njerëzve dhe interesave të tyre”, ka shkruar Dushi.

Ai ka theksuar se për afro tri dekada ka qenë pranë anëtarësisë dhe votuesve të LDK-së, duke e konsideruar besimin e tyre si përgjegjësinë më të madhe politike dhe njerëzore.


“Kam qenë dhe do të mbetem një krah i fuqishëm e mbështetje e pandalshme për LDK-në – sepse dashnia për LDK-në duhet të jetë e pakushtëzuar për secilin që e do Kosovën, lirinë dhe demokracinë”, thuhet më tej në reagimin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit