spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Flet ish-eprori i UÇK-së për betimin që do t’iu sugjerohet deputetëve: Kërkojmë zhbërjen e Gjykatës Speciale

Disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë duke mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, aksion i cili iu drejtohet vetëm deputetëve të vendit, të cilët pas pak pritet ta mbajnë mbledhjen konstituive.

Të njëjtit, në një letër të bardhë, synojnë t’ua paraqesin deputetëve një betim lidhur me Gjykatën Speciale, i cili parasheh pikat si në vijim:

Për Gazetën ka folur ish-eprori i UÇK-së, Pren Marashi, i cili tha se ky aksion nuk vjen nga OVL-ja, por nga vullneti i disa bashkëluftarëve, të cilët kërkojnë të drejtat e veteranëve dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Ky është një organizim i bashkëluftëtaërve, s’ka të bëjë me OVL. Jemi votues të të gjitha partive politike. Do ta shohim a do ta pranojnë deputetët një kërkesë legjitime të zhbëhet kjo Gjykatë. Ne I kërkojmë deputetëve që në betim se do të luftojnë për të drejtat e veteranëve, ta zhbëjnë Gjykatën, sepse këta deputëtë, jo të gjithë, e kanë votu këtë Gjykatë. Kjo Gjykatë duhet të jetë në mbikëqyrjen e institucioneve të Kosovës, e jo në këtë gjendje siç është tani”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit