Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit, ka folur pas aderimit të tij në Partinë Demokratike të Kosovës.
Krasniqi, ka thënë se ka qenë vizita në Hagë, ajo që ka bërë që ai të i bashkohet PDK-së duke e marr ”aminin” për këtë veprim politik.
”Po në Hagë e mora ”aminin” për tu bashkuar në PDK” tha shkurt Krasniqi.
Kujtojmë se informacionin se Altin Krasniqi do i bashkohet PDK-së e kishte nga dita e djeshme, derisa sot zyrtarisht njoftimin se Altin Krasniqi iu është bashkuar PDK-së e ka bërë edhe kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.
Po ashtu, Krasniqi do të jetë edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Njoftimin për aderimin e Krasniqit në PDK nga kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi:
”Sot, po mirëpresim një zë të ri në Partinë Demokratike të Kosovës — por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë!
Mirë se vjen, Altin!
#MaMirë” ka shkruar Krasniqi.









