spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

“Flamuri u ngrit në Fushë-Krujë, gjeli bën vezë”, Labinot Rexha dështon keq me përgjigjet në sfidën e Big Brother VIP Kosova 4

Gjatë një sfide brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, edhe Labiot Rexha u përball me një moment jo fort të favorshëm, duke bërë disa huqje që nuk kaluan pa u vënë re nga publiku.

Këngëtari nga Rahoveci u pyet për një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare, konkretisht se në cilin qytet Gjergj Kastrioti Skënderbeu e ngriti flamurin shqiptar në vitin 1443.  Ndërkohë që historia e njeh qartë Krujën si vendin ku u ngrit flamuri, Labi dha disa përgjigje të pasakta, duke përmendur herë Lezhën e herë Fushë-Krujën. 

Situata u bë edhe më interesante kur atij iu drejtua një pyetje provokuese, më shumë në formë enigme: nëse një gjel bën një vezë mbi një mur, ku përfundon veza.

Labi u përpoq seriozisht të gjente një përgjigje, duke analizuar mundësitë, pa i shkuar në mendje se pyetja ishte një kurth logjik, pasi gjeli në fakt nuk bën vezë.  Ashtu si raste të ngjashme edhe me banorë të tjerë, huqjet e Labit u kthyen shpejt në temë diskutimi online, duke shtuar dozën e argëtimit që shoqëron sfidat brenda shtëpisë së BBVK.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit