spot_img
Wednesday, December 10, 2025
spot_img

Fjolla Morina pas futjes në Big Brother: Vajzës së madhe s’i kam treguar, me siguri tani po më sheh

Fjolla Morina është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4, pasi iu bashkua shtëpisë mbrëmjen e së hënës.

Që nga hyrja, ajo ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë dhjetëra video me momentet e para të saj brenda shtëpisë.

Së fundmi, gjatë një bisede me banorët në oborr, Fjolla ka treguar se nuk e ka njoftuar paraprakisht vajzën e saj të madhe për pjesëmarrjen në Big Brother.

“Të madhes nuk i kam tregu hiq… Me siguri tani po më sheh. Më pyeti ‘a po hyn?’ dhe i thashë ‘jo, nuk e di’, se nuk isha e sigurt”, u shpreh ajo.

Përveç tjerash, Fjolla ka folur edhe për relacionin që ka me vajzën e vogël.

Hyrja e Fjollës në shtëpi pritet të sjellë dinamika të reja, ndërsa publikun dhe banorët i pret tashmë një tjetër personazh i fortë dhe i komentuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit