Debati i ashpër mes Fjollës dhe Edit, i cili kishte përfunduar edhe me sharje, ishte temë diskutimi sonte në emisionin “Big Talk”.
Gjatë diskutimit në studio, Xheneta Fetahu u shpreh e revoltuar ndaj gjuhës së përdorur, duke kritikuar Fjollën për sharjet ndaj Edit.
“Kush është Fjolla me ia sha nënën Edit? A është njerëzillëk me sha?”, tha Fetahu, duke theksuar se, sipas saj, Fjolla po vepron pa të drejtë.









