Fitorja e Shqipërisë | Shtiu disa herë me armë në ajër në qendër të Prishtinës – arrestohet 29-vjeçari

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në qendër të Prishtinës, ku një 29-vjeçar ka shtënë disa herë në ajër, në kohën kur policia ishte e angazhuar për sigurimin e rendit gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi.

Ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2025, rreth orës 21:30, në rrugën “Rexhep Luci”, ku njësia reaguese e Policisë së Kosovës ka hasur të dyshuarin Liridon Kajtazaj rreth 29-vjeçar, i cili kishte shtënë disa herë me armë në ajër.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke ndaluar dhe arrestuar të dyshuarin. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një armë e shkurtër me gaz e tipit “BLOW MAGNUM” dhe 21 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të cilësohet si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Ndalimit.

Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar motivin e shtënave dhe origjinën e armës së sekuestruar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit