spot_img
Wednesday, December 10, 2025
spot_img

Fisnik Ismaili: Hyra në politikë me para, kur dola isha minus gjysmë milioni

Ish-deputeti dhe themeluesi i kompanisë kreative “Karrota”, Fisnik Ismaili, ka qenë së fundmi i ftuar në “Shok Podcast” të moderuar nga Fis Juniku, ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1.

Në një bisedë të hapur dhe pa filtra, Ismaili ka ndarë për herë të parë detaje të thella mbi periudhën e vështirë financiare që kishte kaluar gjatë dhe pas angazhimit të tij politik.

Gjatë intervistës, ai tregoi se hyrja në politikë si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje – dhe më pas kalimi në Partinë Socialdemokrate – jo vetëm që nuk i kishte sjellë përfitime, por përkundrazi i kishte shkaktuar humbje të mëdha ekonomike.

“Lirisht mund të them që jam politikani i vetëm shqiptar që kam hyrë me do para dhe kam dalë pa to kur kam dalë prej politikës. Krejt marrin, unë në minus kam qenë — minus gjysmë milioni. Gjysmë milioni minus kur kam dalë prej politikës”, rrëfeu ai, duke theksuar se periudha e angazhimit politik e kishte larguar nga biznesi i tij kryesor.

Ismaili tregoi se “Karrota”, kompania për të cilën njihet prej vitesh, ishte lënë pas dore gjatë kohës së tij në Kuvend. Kjo shkaktoi ngecje në funksionim, përfshirë edhe keqpërdorime të brendshme, që sipas tij, e thelluan krizën.

“E pata lënë Karrotën pas dorës. Karrota s’ka funksionuar, janë keqpërdorur disa sende aty. Kam marrë kredi për të çelur një fitnes, pa e ditur që Karrota nuk është duke performuar qysh duhet. E kam gjetur veten në borxhe të thelluara”, tha ai, duke shtuar se rikthimi në realitet pas largimit nga politika ishte i dhimbshëm.

Ai pranoi se kishte kaluar momente dëshpërimi, duke u gjendur i vetëm përballë vështirësive financiare dhe rrethanave të papritura.

“Isha në një moment shumë të keq”, pranoi Ismaili, duke shtuar se pavarësisht vështirësive, ka arritur të rimëkëmbet gradualisht përmes punës dhe përkushtimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit