Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka përcjellë mbrëmë finalen e Trepçës me Bashkimin në basketboll me kundër kandidatin e tij, Bedri Hamza në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë.
Kurti e Hamza pas ndeshjes u panë duke shijuar ushqime.
“Patëm kënaqësinë dhe nderin që nga kuzhina jonë të përgatisim ushqim për Kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti, dhe Kryetarin e Mitrovicës, z. Bedri Hamza”, shkroi iniciativa që çoi ushqimin atje.
Ajo ka publikuar edhe pamje ku shihen Kurti e Hamza.








