“Film” në Prishtinë: I mituri ikën nga policia, hedh armën dhe thikën gjatë ndjekjes – kapet pas pak minutash

Një skenë që ngjan me film aksioni është zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, ku një i mitur ka tentuar t’i ikë policisë duke hedhur armë zjarri dhe një thikë gjatë ndjekjes.

Ngjarja ka ndodhur djerreth orës 21:00 në rrugën “Ramiz Cërnica”, në zonën e njohur si “Rrethi i Ismetit”, gjatë një kontrolli rutinë nga njësia e NJRSH-së.

Sipas informatave, motoçikleta është ndalur nga policia, por në momentin e kontrollit, pasagjeri ka zbritur menjëherë dhe është larguar me vrap, duke tentuar t’i shmanget arrestimit.

Njësitet policore janë vënë menjëherë pas tij, ndërsa gjatë ikjes, i dyshuari ka hedhur në tokë një armë zjarri dhe një thikë, në përpjekje për të zhdukur provat.

Pas një ndjekjeje të shpejtë, ai është arritur dhe është neutralizuar nga policia.

Arma dhe thika janë sekuestruar në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari, i moshës së mitur, është shoqëruar në Stacionin Policor.

Me urdhër të prokurores kujdestare për të mitur, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.

Rasti është në procedurë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit