spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po vazhdon të përballet me ngarkesë të rritur, veçanërisht gjatë orëve të pikut.

Siç ka njoftuar KOSTT, konsumi i energjisë elektrike ditëve të fundit, ka tejkaluar edhe rekorde të mëparshme të ngarkesës së regjistruar në sistem.

“Konsumi më i lartë vërehet kryesisht në intervalet kohore 09:00–12:00, 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00 ndaj ftojmë të gjithë konsumatorët që kur të jetë e mundur, të zhvendosin përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë të energjisë në orë jashtë pikut, veçanërisht pas mesnatës, kur konsumi është dukshëm më i ulët. Në vazhdim të thirrjes së mëhershme për kursim, KOSTT u bën apel qytetarëve, institucioneve publike dhe bizneseve që ta përdorin energjinë me kujdes dhe të kontribuojnë që furnizimi të mbetet sa më i qëndrueshëm për të gjithë. Kujdes i shtuar nevojitet sidomos në zonat: Rahovec, Malishevë, Prizren, Dragash, Gjilan dhe Lipjan”, ka thënë KOSTT.

Ata kanë njoftuar se ditëve në vijim, do të ketë reduktime apo kufizime të ngarkesës në:

NS Rahoveci (përfshi zonën e Malishevës): rreth 12 MW

NS Prizreni 1 (përfshi zonën e Dragashit): rreth 10 MW

“Me pak kujdes dhe kursim gjatë këtyre intervaleve, ndihmojmë që sistemi të funksionojë sigurt dhe pa mbingarkesa, veçanërisht në prag të festave të fundvitit. Ekipet e KOSTT janë në gatishmëri të plotë dhe në terren, për të reaguar me kohë dhe sa më shpejt ndaj çdo situate”, ka njoftuar KOSTT. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit