Fillon seanca në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Ka nisur seanca e deklaratave hyrëse për rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.

Seanca filloi me 15 minuta vonesë dhe pritet të vazhdojë deri në orën 16:00.

Sipas aktakuzës, Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë shpërndarë informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarët dhe kanë udhëzuar ndërhyrje në dëshmitë e tyre.


Prokuroria thotë se këto veprime ishin të qëllimshme për të ndikuar në procesin gjyqësor.

Të pesë të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit