Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, tiktoker-i Labinot Haxhiu, u bë menjëherë temë diskutimi pas hyrjes së tij të premten në shtëpi, duke tërhequr vëmendjen e publikut me energjinë e tij, humorin dhe sidomos pasionin e pazakontë për këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Mihrije Braha.
Labinoti, i cili jeton në Gjermani, ka mbi 25 mijë ndjekës në TikTok, ku njihet për videot e tij të gatimit. Ai shpesh ndan recetat që provon jashtë vendit, duke krijuar një komunitet të gjerë të ndjekësve që e pëlqejnë për origjinalitetin dhe mënyrën e tij të veçantë të prezantimit.
Por, përtej ushqimit dhe recetave, një detaj bie shumë më tepër në sy në profilin e tij: fiksimi i çuditshëm dhe i pandashëm me Mihrije Brahën.
Në videot e tij, Labi shpesh përdor hitin “Ma kadal kadal”, një nga këngët më të famshme të Mihrijes, duke e vendosur si kolonë zanore të shumicës së postimeve të tij. Për më tepër, në kuzhinën ku xhiron videot, ai mban edhe një fotografi të këngëtares, gjë që ka bërë të komentohet gjerësisht nga ndjekësit e tij.
Ky admirim i veçantë nuk ndalet këtu. Para disa muajsh, Labinoti publikoi një video tjetër që u bë virale, ku shihej se edhe çorapet e tij ishin të stampuara me imazhin e Mihrije Brahës – një gjest që i habiti dhe argëtoi ndjekësit.
Edhe në klipin prezantues të Big Brother VIP Kosova 4, Labi nuk e fshehu aspak këtë pasion, duke deklaruar se “Ma kadal kadal” është një nga frazat dhe këngët e tij të preferuara.
@labiscockbook Cka po ndodhe? Jemi live n‘emisionin n‘Mal a n‘Det ne ATV @MihrijeBraha. #fyp #shqip #albanian #🇦🇱🇽🇰 #mihrijebraha @Kaltrina_haziri @ATV LIVE ♬ dilemma – GYU






