spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Fifi shpërthen në lot gjatë live-it në Instagram, shfaqet në gjendje të rënduar emocionale

Këngëtarja Fifi u shfaq sot në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram, ku foli për pjesëmarrjen e saj në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Gjatë live-it, ajo u duk e emocionuar dhe shpërtheu në lot, duke treguar se po përballet me presione të mëdha gjatë këtij festivali.

Fifi konkuron këtë vit bashkë me Tiri Gjocin me këngën “Rri”, një projekt që ka marrë vëmendje të madhe dhe pëlqyeshmëri nga publiku.

Megjithatë, gjatë transmetimit, ajo la të kuptohet se dyshon për një “orkestrim” ndaj saj brenda festivalit, një situatë që u rëndua edhe më shumë kur në komente u përmend djali i saj.

Mes lotësh dhe me zë të dridhur, Fifi bëri një apel të ndjerë:

“Çka ju ka ba djali jem, kujna jam t’ja prish balancën në festival?”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit