FIFA nis procedurë disiplinore ndaj Federatës Spanjolle pas thirrjeve kundër myslimanëve

FIFA ka nisur një procedurë disiplinore ndaj Federatës Spanjolle të Futbollit, pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes miqësore kundër Egjiptit.

Gjatë takimit, një pjesë e tifozëve spanjollë janë përfshirë në thirrje ofenduese me përmbajtje fetare, duke kënduar: “Kush nuk kërcen është mysliman!”, një slogan që është konsideruar diskriminuese dhe i papranueshëm në kontekstin sportiv ndërkombëtar.

Në një deklaratë zyrtare, FIFA theksoi se çdo formë diskriminimi, përfshirë atë mbi baza fetare, bie ndesh me rregulloret dhe vlerat themelore të organizatës. “FIFA mban një qëndrim zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla dhe do të shqyrtojë me kujdes të gjitha provat përpara se të marrë vendimin përfundimtar,” thuhet në komunikatë.

Federata Spanjolle ende nuk ka dhënë një reagim të detajuar mbi incidentin, por pritet që të bashkëpunojë me organet disiplinore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në raste të ngjashme, sanksionet mund të përfshijnë gjoba financiare, zhvillim ndeshjesh pa tifozë, apo masa të tjera disiplinore.

Procedura është ende në fazë hetimi, dhe vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim, me Federatën e Spanjës që pritet të përballet me dënim të rëndë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit