spot_img
spot_img
Tuesday, March 10, 2026
spot_img
spot_img

Fibrat, sekreti i një lëkure më të shëndetshme dhe plakjes më të ngadaltë

Sipas dietologes britanike Rhiannon Lambert, konsumimi i mjaftueshëm i fibrave çdo ditë mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës, nyjave, zemrës dhe madje edhe trurit, duke ndikuar në mënyrë pozitive në procesin e plakjes.

Lambert ka thënë se mungesa e fibrave në dietë është bërë problem serioz.

“Fibrat janë në një pikë krize. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore njerëzit merrnin rreth 30 gramë fibra në ditë, por në 10 vjetët e fundit kjo ka ndryshuar”, ka thënë ajo, ka shkruar The Telegraph.

Sot shumica e njerëzve konsumojnë rreth 16 gramë fibra në ditë, ndërsa vetëm rreth 4 për qind arrijnë rekomandimin prej 30 gramësh.

Ajo ka theksuar se shtimi i fibrave në ushqim mund të sjellë ndryshime të dukshme shumë shpejt.

“Nëse njerëzit shtojnë pak më shumë fibra çdo ditë, do të ndiejnë ndryshime që nga java e parë”, ka thënë Lambert.

Fibrat dhe lëkura

Sipas saj, fibrat mund të ndikojnë edhe në pamjen e lëkurës.

“Asnjë suplement apo krem për fytyrën nuk ka aq shumë të mira sa fibrat për efektin në lëkurë”, ka thënë Lambert.

Ajo ka përmendur studime që tregojnë se konsumimi më i lartë i fibrave lidhet me ngadalësimin e plakjes biologjike, duke ndihmuar që lëkura dhe flokët të duken më të shëndetshëm.

Ushqime të mira për lëkurën janë arrat dhe farat, sepse përmbajnë shumë minerale.

“Farat dhe arrat janë shumë të pasura me mikronutrientë. Për shembull, zinku lidhet drejtpërdrejt me riparimin e lëkurës”, ka thënë ajo.

Madje, sipas një studimi, konsumimi i një grushti bajamesh çdo ditë për disa muaj mund të ulë dukjen e rrudhave deri në 16 për qind.

Fibrat për nyje më të forta dhe peshë më të shëndetshme

Fibrat ushqejnë bakteret e mira në zorrë dhe ndihmojnë në prodhimin e substancave që reduktojnë inflamacionin në trup.

“Fibrat ushqejnë bakteret e zorrëve dhe ndihmojnë në prodhimin e acideve yndyrore me zinxhir të shkurtër, të cilat ulin inflamacionin”, ka shpjeguar Lambert.

Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë më shumë se 20 gramë fibra në ditë kanë 30 deri në 60 për qind më pak rrezik për osteoartrit në gjunjë, krahasuar me ata që konsumojnë më pak se 10 gramë.

Fibrat gjithashtu ndihmojnë në kontrollin e peshës, sepse rrisin ndjenjën e ngopjes dhe ngadalësojnë tretjen.

Fibrat dhe rreziku nga sëmundjet

Konsumimi i mjaftueshëm i fibrave mund të ulë rrezikun për sëmundjet e zemrës, disa lloje të kancerit dhe demencën.

“Fibrat janë një nga mjetet më të thjeshta dhe më efektive që kemi për ta mbajtur zemrën dhe qarkullimin e gjakut në gjendje të mirë”, ka thënë Lambert.

Ajo ka shpjeguar se fibrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut, ndërsa gjithashtu kanë ndikim pozitiv edhe në shëndetin mendor.

“Më shumë se 90 për qind e serotoninës, hormonit të lumturisë, prodhohet në zorrë. Sa më shumë fibra të konsumoni, aq më i shëndetshëm është mikrobiomi i zorrëve dhe aq më mirë ndiheni”, ka thënë ajo.

Si të arrini të konsumoni 30 gramë fibra në ditë?

Lambert ka këshilluar që fibrat të merren kryesisht nga ushqimet natyrale, jo nga produkte të përpunuara që reklamohen si “të pasura me fibra”.

“Kjo nuk ka të bëjë me kufizime, por me dietë të pasur dhe të balancuar”, ka thënë ajo.

Sipas saj, disa mënyra të thjeshta për të shtuar fibrat janë:

-shtoni më shumë perime si lakra e perimet me gjethe të gjelbra dhe patatet me lëkurë,

-hani fruta si mjedra dhe kivi me kos në mëngjes ose si “snack” në mes shujtash,

-konsumoni arrore dhe fara si chia, fara liri dhe bajame si dhe

-përfshini në dietë fasule, thjerrëza dhe drithëra të plota.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit