spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Festimi që preku tifozët: Dembele ia kushtoi golin Jotas në ndeshjen ndaj Bayern Munich

Paris Saint-Germain siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube pas fitores 2-0 ndaj Bayern Munich në çerekfinale.

Golin vendimtar e shënoi ylli francez Ousmane Dembele në fund të ndeshjes, duke i dhënë PSG-së avantazhin e nevojshëm për të kaluar më tej në turne.

Në një moment që preku tifozët dhe sportdashësit, Dembele nderoi memorien e portugezit të ndjerë Diogo Jota, duke ripërsëritur festimin e famshëm të Jotas nga periudha e tij te Liverpooli. Pas golit, ai u ul në tokë dhe bëri këtë homazh emocional, duke treguar lidhjen dhe respektin ndaj mikut të tij të ndjerë.

Në gjysmëfinale, PSG do të përballet me fituesin e duelit mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund, ndeshja e së cilës pritet të nisë në orën 22:00.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit