Në mbarë botën, viti 2025 është pritur me fishekzjarrë dhe organizime mahnitëse në qendrat e qyteteve.
Nëse në Rusi, banorëve në zona të thella u janë ngrirë edhe qerpikët nga i ftohti, në Brazil, banorët e kanë pritur vitin 2025 në plazh me nga një pije në dorë. Koncerti i Nju Jorkut në sheshin Times vazhdon të jetë ndër më të popullarizuarit në botë, ndërsa fishekzjarrët e organizuar në Londër janë ndër më të bukurit në Evropë.


Londër/ Mbretëria e Bashkuar

Paris/ Francë

New York/ SHBA

Brazil

Berlin/ Gjermani

Selanik/ Greqi

Kiev/ Ukrainë

Beograd
Ndryshe ka qenë pamja në Beograd. Në qendër të qytetit, studentët kanë protestuar, sikur edhe shumë ditë tjera. Duke konsideruar që nuk ka arsye për festë, ata kanë marshuar me kërkesë për publikim të dokumentacionit të plotë për tragjedinë e nëntorit në Novi Sad, ku si pasojë e rrëzimit të kulmit të betonit në një stacion hekurudhor, janë vrarë 15 persona. Ata shihen duke mbajtur mbishkrimin “Nuk ka Vit të Ri. Na e keni borxh ditën e fundit”.

Gjeorgji
Protestë e pak festë ka pasur edhe nëpër rrugët e Tbilisit në Gjeorgji. Edhe atje banorët janë duke protestuar qysh prej fundit të nëntorit, meqë kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së vendit, e cila ka marrë vendim për pezullim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.









