Festë në Iran pas vrasjes së Khameneit, pretendent për “fronin” djali i tij

Zyrtarë iranianë deklaruan për Reuters se Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei ndodhej “në një vend të sigurt” dhe jo në Teheran, mes raportimeve se ai ishte transferuar në një bunker nëntokësor, ndoshta në zonën e Levizanit në verilindje të kryeqytetit. Megjithatë, me kalimin e orëve u shtuan zërat se ai mund të jetë plagosur ose vrarë gjatë sulmeve të përbashkëta të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Në një videomesazh në mbrëmje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ka “shumë sinjale” që Khamenei ka vdekur. Disa media ndërkombëtare, veçanërisht izraelite, raportuan se ai është vrarë dhe se trupi i tij është gjetur. Nga ana iraniane, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Mbetet i paqartë edhe fati i djalit të tij të dytë, Mojtaba Khamenei, i cili prej vitesh përmendet si pasardhës i mundshëm.

Sipas raportimeve, në disa lagje të Teheranit janë dëgjuar brohoritje pasi u përhap lajmi për vdekjen e mundshme të liderit suprem. Banorë dolën në dritare dhe duartrokitën, ndërsa autoritetet nuk reaguan publikisht për këto zhvillime.


Pas sulmit të fundit, i cili pasoi përplasjen e mëparshme disa muaj më parë, administrata amerikane sqaroi objektivat e operacionit. Presidenti Donald Trump deklaroi në një video në rrjetin Truth se “regjimi nuk do të ketë kurrë armë bërthamore” dhe se operacioni synon të mbrojë popullin amerikan nga kërcënimet e Teheranit, duke goditur objektiva ushtarake dhe kapacitete prodhuese të armëve. Ai nuk përmendi drejtpërdrejt eliminimin e liderit suprem, por deklaratat lanë të hapur mundësinë që udhëheqja iraniane të jetë mes objektivave strategjikë.

Siguria e Khameneit menaxhohet nga një njësi speciale e Gardës Revolucionare, e njohur si “Vali Amr Protection Corps”. Pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, masat e sigurisë rreth tij ishin forcuar ndjeshëm.

Ali Khamenei drejton Iranin që prej vitit 1989. Ai u bë Udhëheqës Suprem pas vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike, Ruhollah Khomeini, dhe më herët kishte shërbyer dy mandate si president. Gjatë dekadave në pushtet, ai ka konsoliduar kontrollin përmes aleancës me krahun konservator dhe Gardën Revolucionare.

Analistët vlerësojnë se, nëse konfirmohet vdekja e tij, Irani mund të përballet me një periudhë pasigurie të thellë. Emri i djalit të tij, Mojtaba Khameneit përmendet si pasardhës i mundshëm, por një tranzicion i tillë mund të nxisë përplasje të brendshme, me pasoja për stabilitetin rajonal, përfshirë Sirinë, Libanin, Irakun dhe Jemenin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit